E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Vendi ynë nuk mund të pranohet në BE, në këto kushte

Problematikat në drejtësi janë ende të mëdha sikundër prokurorja është vënë në shenjestër për të penguar zbardhjen e 21 janarit. Ishte kjo deklarata e dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë mbledhjes së tryezës së drejtësisë për PS-në. Rama nuk anashkalon dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, duke e interpretuar me nota ironie ngjarjen e 21 janarit dhe zbardhjen e saj.

Për të, Bashkimi Europian nuk pranon në gjirin e saj Shqipërinë, kjo jo pa një motiv të vetëm.

Është e pamundur që BE-ja mund ta pranojë Shqipërinë në gjirin e vetë, teksa ka pabarazi para ligjit dhe vetë funksionimi i sistemit të drejtësisë përbën një nga problemet më të rënda në shoqëri.

Për kreun opozitar është qeveria e cila pengon hetimin dhe bën çmos për të penguar rrugën drejtë së vërtetës.

Jo vetëm Bashkimi Europian nuk mund të pranojë në gjirin e vetë një vend që nuk e zgjidh dot problemin me të vërtetën por edhe qytetarët shqiptar nuk mund të vazhdojnë mbi shpresat e tyre për një të ardhme, teksa janë të kërcënuar nga një fuqi shtypëse e një sistemi abuzimesh, të cilat lidhen me pushtetin e parasë, tha më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›