Tiranë, arrestohet për korrupsion pasiv punonjësi i 'CEZ Shpërndarje'
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një punonjës të kompanisë 'CEZ Shpërndarje' nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ai është Semidion Daja me detyrë specialist i përgjithshëm pranë kësaj kompanie.
“Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar pas një hetimi disa mujor, në kuadër te operacionit te koduar “Faturuesit” bënë të mundur identifkimin dhe më pas arrestimi në kushtet e flagrances së shtetasit Semidion Sebastian Daja, 24 vjeç, lindur në Berat e banues në Tirane, me detyre punonjës i kompanisë 'CEZ Shperndarje' Tiranë. Arrestimi i i tij u krye pasi përgjatë kryerjes së një hetimi intensiv rezultoi se ky shtetas gjatë kryerjes se detyres si specialist pranë kompanisë 'CEZ Shpërndarje' Tiranë, ka ndërhyrë në matësat elektrik të familjeve te ndryshme, duke bërë të mundur që shuma e kilovatëve për tu paguar të jetë më e vogël se ajo që shpenzohej realisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë shtrirjes së mëtejshme të këtij procedimi penal u konklua se 24- vjeçari për çdo nderhyrje në matësat elektrik, përfitonte duke ju marrë familajrëve të ndryshëm nga 30.000 lekë.
Aktualisht hetimi po vazhdon edhe për punonjës të tjerë të përfshirë, siç deklaron policia e Tiranës.
(m.a/BalkanWeb)