Administrata në mitingje? AP: Gjatë fushatës do ngremë grupe kontrolli ‘blic’
TIRANE- Zyra e Avokatit të Popullit nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat bën me dije se është duke monitoruar fushatën elektorale.
Duke iu referuar denoncimeve në media se administratës publike, por edhe nxënësve të shkollës iu bëhet presion për të dalë në mitingje, Avokati i Popullit sqaron se pranë këtij institucioni nuk ka ardhur asnjë denoncim nga personat në fjalë. Megjithatë, ai premtoi ngritjen e grupeve të kontrollit 'blic', gjatë fushatës.
“I çuditshëm fakti se nuk ka denoncime nga vetë personat”, shprehet Igli Totozani. Sipas tij, “Për rrjedhojë nuk mund të ndërmarrim hetime. Po mendojmë të ngremë gjatë fushatës grupe kontrolli ‘blic’, të cilat do vihen në lëvizje kur të kemi informacione se po përdoret administrata”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)