E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet për vjedhje një fallxhore

Një fallxhore në Tiranë ka përfunduar pas hekurave, nën akuzën e vjedhjes. Forcat e Komisariatit Nr.1 në Tiranë kanë vënë nën pranga 49-vjeçaren, Namire Muhaxhiri nga Fushë Kruja. Ndalimi i saj u bë pasi Muhaxhiri akuzohet për vjedhje të banesave me anë të mashtrimit. Sipas policisë ajo merrte varset me pretendimin e fallit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›