E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet punonjësii bankës, vodhi 20 mijë euro

TIRANE - Duke shfrytëzuar postin e tij si punonjës “Security” i një banke në Tiranë një 53-vjeçar ka arritur të vjedhë me anë të mashtrimit llogaritë bankare të më shumë se 20 klientëve.

Shuma e grabitur nga Kujtim Vata, sipas policisë kap shifrën e 20 mijë eurove, ndërkohë, që dje në mbrëmje i janë vënë prangat për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimit”.

Arrestimi i 53-vjeçarit lindur në Burrel e banues në Tiranë është kryer mbrëmë në orën 20:30 në kuadër të operacionit të koduar “Autorizimi i rremë”.

Ndaj tij gjykata e Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë masën e arrestit burg.

“Ky shtetas duke qenë punonjës Security ne Bankë u ka kërkuar punonjësve të bankës autorizime me anë të së cilave ka tërhequr para në llogaritë e më shume se 20 klientëve, duke shkaktuar një dëm në shumën e mbi 20 mije eurove,”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprat penale te parashikuara nge nenet 135 dhe 143/3 te Kodit Penal Penal.

(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›