Përgjigjet jo etike ndaj pacientëve, mjekët mund të penalizohen

Mjekët duhet të mësohen të kenë frikë nga pacientët, duhet të mbajnë në informuar të shtruarit në spital për patologjinë e tyre dhe në anën tjetër të mos gabojnë me mjekimin e dhënë.
Në raste të kundërt, përgjigjet jo etike dhe gabimet profesionale do të çojnë në heqje të licensës së mjekut. Ky është penaliteti më i madh për mjekët i parashikuar në kodi e ri të etikës.
Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili thotë se kodi i etikës i ndryshuar rregullon më mirë marrëdhëniet mjek pacientë.
Vetëm për mos zbatim të etikës, pra një përgjigje e keq e mjekut ndaj pacientëve ka patur 10 ankesa nga Tirana drejtuar Urdhërit të Mjekut. Ndërsa denoncimi i mitmarrjes ende ngjallë frikë tek pacientët të cilët ankohen se paguajnë rryfshet por kurrë nuk e denoncojnë atë.