E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane bie akuza per vrasje e Edmir Kolecit

Megjithe lehtesimin e akuzes per Edmir Kolecin, personin nuk I ndaloi postbllokut te policise dhe la te vdekur policin Selman Lena, gjykata vendosi burg pa afat. Avokati i Edmir Kolecit kerkoi lirimin nga burgu te klientit te tij, por kjo iu mohua nga trupi gjykues. I dyshuari nuk pranoi te flase ne sallen e gjyqit, ndersa tashme prej muajsh pret nisjen e procesit gjyqesor. Edmir Koleci u akuzua per vrasje fillimisht, por ekspertiza ne vendin e ngjarjes provoi se perplasja me dy policet, njeri prej te cileve mbeti i vrare ishte aksidentale. Avokati tha ne sallen e gjyqit se punonjësit e policisë kishin ngritur postbllokun në rrethrrotullimin e Kamzës jashtë rregullave të parashikuar në ligj.
Koleci pranon se ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka arritur të manovrojë makinën, çka e ka goditur policin Lena te ndërroje jetë menjëhere. Tashmë ai akuzohet per “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e policit Selman Lena dhe plagosjen e inspektorit Preng Lleshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›