E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne familje burg pa afat vellezerve Edmond e Arber Curri

Gjykata e Tiranes, izoloi në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg” dy vëllezëit Edmond dhe Arber Çurri per akuzen e dhunës në familjes.
Sipas prokurorisë, Edmondi i ndihmuar nga i vellai Arberi, ka rrahur bashkeshorten e tij dhe më pas e kane nxjerr nga shtëpia së bashku me vajzën 6 vjeçe.
Mësohet se marrëdhëniet mes Edmondit dhe bashkëshortes ishin ftohur tre vite më parë, kur i arrestuari kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Edhe pse ishin pajtuar, në atë kohë, Edmond Çurri kishte vazhduar të ushtronte dhunë deri mbrëmjen e së martës, kur vajza kishte kërkuar ndihmë në polici.
Pas kallëzimit, dy vëllezërit i kanë zënë prit nuses, duke e goditur dhe rrahur në hyrje të banesës së tyre, ku edhe u arrestuan nga policia.
Para gjykatës, ata mohuan se e kanë dhunuar kallëzuesen që tashmë është kthyer pranë familjes së saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›