E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada, vdekje misterioze në një azil të moshuarish

MONTREAL- Nëntë persona kanë humbur jetën në mënyrë të mistershme nga një epidemi, e njohur si gastroenterit, njoftuan dje autoritetet shëndetësore të Vankuverit.

"Nëntë persona humbën jetën nga shenjat e sëmundjes dhe ne nuk mund t'i identifikojmë këto humbje si raste me norovirus", deklaroi zëdhënësja e autoriteteve shëndetësore të Vankuverit, Sarah Plank.

Sipas Plankut, 100 banorë dhe 50 anëtarë të stafit të shtëpisë së të moshuarve janë të prekur nga kjo sëmundje ngjitëse.

Intervistuar nga media lokale, shefi i qendrës shëndetësore, Ricard Stanwik deklaroi se shpërthimi i sëmundjes më 11 korrik ishte "i pazakontë" duke prekur 40 persona njëkohësisht.

Sipas autoriteteve shëndetësore, origjina e epidemisë nuk është përcaktuar ende.
Noroviruset janë një grup virusesh që shkaktojnë gastroenterit akut, i njohur edhe si gripi i stomakut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›