Tiranë, bie nga kati i tretë i një ndërtese, vdes vogëlushi 3-vjeçar
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Marqinet, shumë pranë Gërdecit. Një fëmijë 3-vjec, ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese duke humbur jetën.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes, ndërsa fëmija i cili ka humbur jetën dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia e ndërtesës.
Mbetën ende të paqarta rrethanat e rënies nga kati i tretë i godinës i vogëlushit me iniciale R.F.
Sakaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat të Komisariatit numër 6 në kryeqytet, të cilët kanë nisur hetimet mbi këtë ngjarje.
(e.m/News24/BalkanWeb)