E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukësi fiton për herë të parë në Europë, tenton mrekullinë

Ekipi i Kukësit vijon ëndrrën e tij. Nënkampionët e Shqipërisë kanë mundur 3-2 Sarajevën në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Europës, duke tentuar të bëjnë mrekullinë, atë që e ka bërë vetëm Flamurtari në Kupat e Europës, duke u kualifikuar deri në turin e tretë.
Verilindorët kanë shënuar të parët me anë të Hoxhës, ndërsa më pas, Popoviç, në tentativë për të larguar topin, realizon në portën e tij, duke shënuar autogol. Nuk kalojnë as 2 minuta dhe Sarajevo shënon e golin e dytë. Në limitin e pjesës së parë, Popoviç shlyen gabimin, duke shënuar në portën e boshnjakëve.
Në pjesën e dytë Allmuça, duke përfituar edhe nga një gabim fatal i portierit mik, realizon golin e tretë. Sarajevo është përpjekur për të barazuar, por pa rezultat. Në fund Kukësi mund të kishte shënuar edhe golin e katërt, por gjithsesi, e ka mbyllur me fitore.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 25 korrik në Sarajevë të Bosnjës. Kukësi do të kërkojë mrekullinë, ku edhe barazimi do ta kalonte në turin e tretë të Europa League. (Eduard.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›