E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, burri godet gruan me sopatë

TIRANE - Një krim brenda familjes trondit kryeqytetin mbrëmjen e së martës. 

Policia mëson se shtetasi Ramiz Qershori ka goditur bashkëshorten e tij Shqiponja Qershori me sopatë duke i shkaktuar plagë të rënda. 

Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar bashkëshortin.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ishte shkak i një sherri ne familje. Cifti grindej shpesh dhe policia ishte njoftuar disa herë për stuatën në familjen Qershori.

Policia deklaron se kanë trajtuar edhe më parë problemet në këtë familje.

Bëhet e ditur gjithashtu se policia kishte nisur edhe procedim penal ndaj Ramiz Qershori, pas disa kërkesave të së shoqes Shqiponja Qershori,
për dhunë ndaj bashkëshortes dhe së bijës.

Mësohet se gruaja është dhunuar edhe më parë nga bashkëshorti, dhe ajo ka bërë edhe denoncimin përkatës dhe të paktën dy herë ka kërkuar mbrojtje nga policia në Dhjetor e në Mars.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›