Ref. Zgjedhore, Gjinushi: PS po gabon, votat të përkthehen në mandate
TIRANE - I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në televizionin NEWS24, kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi akuzoi sërish Partinë Socialiste për shkeljen e marrëveshjes zgjedhore me aleatët. Ai theksoi se aleatet e vegjel po paralajmerojne PS qe te mos veproje gabim si ne vitin 2009.
Duke nënvizuar rëndësinë që reforma zgjedhore të mos shihet e shkëputur nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe klima politike në vend, Gjinushi theksoi se ajo që kërkohet nga aleatët e PS-së, është përkthimi siç duhet i i votave në mandate.
“Opozita ka gabuar, duke lejuar që pika e garancisë për zgjedhje me standarde të lihet mënjanë dhe të kalohet në një reformë formale. Ne kërkojmë të përkthehen votat siç duhet. Kërkohet që në Republikën e Shqipërisë, nëse 10 mijë ose 11 mijë persona votojnë për PSD, kjo parti të ketë një mandat.”- u shpreh Gjinushi.
Kreu i PSD-së theksoi e reforma zgjedhore duhet të shmangë deformimet e sistemit gjerman në vitin 2008 dhe atij spanjoll në 2009-ën, duke u bazuar në disa shtylla kryesore për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
“Shtyllat për reformën zgjedhore janë reflektimi i rekomandimeve, futja e teknologjisë dhe heqja e deformimeve në sistemin zgjedhor. Sistemi rregullohet ose duke barazuar zonat dhe duke rritur numrin e mandateve ne çdo zone ose të futet korrektimi kombëtar.”- vijoi më tej Gjinushi.
Rreth deklaratës me përfaqësues të tjerë të opozitës shqiptare, Gjinushi theksoi se qendrimi i tij nuk ishte aspak emocional.
“Ne kemi të drejtën tonë, ndodhemi në të njëjtën situatë ku PS gabon në konceptin për reformën. Atëhere kemi paralajmëruar se me këtë sistem deformues nuk jemi dakort. Nqs në PS ka ende struktura dhe persona se më shumë urojnë reduktimin e aleatëve, por kjo vë në rrezik opozitën. Qëllimi ynë është parandalimi, opozita duhet të jetë e qartë se duhet të hyje në zgjedhje me kushte të barabarta. Opozita nuk mund të japë humbjen me duart e veta, nuk mund të aplikojë një sistem që të merr frymën. Përfundimisht sistemi duhet të korigjohet, nuk mund të korrektohen votat tona se duan partitë e mëdha”.
I pyetur se cfarë përgjigje morën nga kreu i PS, Rama pas kërkesave që parashtruan, Gjinushi theksoi se ‘Rama na tha se kjo gjë nuk varet nga ne (PS). Kjo ngjan si ajo historia, “më tha mamaja, hajde për darkë se unë për darkë dola”.
Gjinushi më tej shtoi se opozita duhet të gjejë patjetër një zgjidhje rreth kësaj cështje. “Nqs nuk je në gjendje të korrigjosh sistemin vetë, atëherë gjej një sistem tjetër. Jem futur bashkë në listat e përbashkëta, të jap votat në gjithë Shqipërinë, ti mi jep në 2 qarqe”.
“Nqs PS refuzon cdo lloj opsioni do të thotë që ata janë më keq se 2009 në mentalitet dhe gjithë ajo propagandë që u bë në PS se në 2009 bëmë trenin e shkurtër apo të gjatë, ja ku po e them, kjo gjë nuk varej nuk varet nga nr i vagonave”.
Kreu i PSD theksoi se PSD nuk bie dakort me PS jo vetëm për Reformën Zgjedhore, por edhe për mënyrën e të bëri opozitë.
“PS po bën opozitë shumë kadife”.
“Kur kriza është këtu, Rama del me slogane do rikthehet kriza nëse PD s’jep mandatin. Kriza shqiptare është në dështimin e marrjes së statusit”.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një aleance të opozitës me LSI-në, Gjinushi theksoi se nuk mund të pranojë një fitore me aleatët e PD-së.
“Të fitojmë me çdo aleat që është kundër Berishës dhe nuk kuptoj se si mund të fitosh me aleatin e Berishës. Atëherë bëjmë aleancë me Berishën! LSI duhet të dalë njëherë në opozitë pa të bëhet fjalë për fitore të opozitës.”- tha Gjinushi.
(er.nu/d.b/BalkanWeb)