E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, çantë e dyshimtë mesMaternitetit dhe Fakultetit të Shkencave

TIRANE - Një telefonatë në polici ka njoftuar për një çanta të dyshimtë në rrugën ndërmjet Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe  maternitetit "Mbretëresha Geraldinë".

Dyshimet e para janë hedhur për pasjen e një lënde eskplozivi. Alarmi u dha rreth orës 16:50 të ditës së sotme.

Ekspertët e xhenios pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, kontrolluan çantën dhe pas verifikimeve rezultoi se brenda çantës nuk kishte material shpërthyes, por vetëm disa aparatura elektronike dhe rroba.

Pas verifikimit të policisë, situata iu kthye normalitetit

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›