Konventa e gruas, Kryemadhi: Vota për LSI në 23 qershor, fundi i politikës antigrua
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon Forumin e Gruas, në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë. Në fjalën e saj përpara sallës së mbushur me femra të LSI-së, kandidatja për deputete në qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi u bëri apel të gjitha grave që të votojnë LSI-në më 23 qershor, për t’i dhënë fund mentalitetit të politikës së vjetër në Shqipëri.
“Atë që bën LSI nuk e bën asnjë parti tjetër. Prodhon gra dhe vajza të reja politikane të Shqipërisë europiane. Humanizmin, njerzillëkun brenda LSI-së e sollën gratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse LSI është një parti që bart brenda vetes së saj vlerat. Vetëm në LSI ne kemi kuotat ku jemi të barabarta. Do t’i tregojmë Ilir Metës që gratë e LSI-së do t’i japin fitore LSI-së në 23 qershor. Lufta jonë nuk është me burrat, por me mentalitetin e politikës së vjetër në Shqipëri. Duke votuar numrin 26 në 23 qershor është fundi i politikës antigrua në Shqipëri”- u shpreh Kryemadhi.
(vijon)