E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizelos dorëzon mandatin. Shansi i fundit tek presidenti

ATHINE - Gati një javë pas zgjedhjeve të 6 Majit në Greqi, vendi nuk arriti të krijojë dot një qeveri, për shkak të shpërndarjes së votës dhe kushteve të ndryshme që vendosin forcat politike greke gjatë negociatave. 

Venizelos dorëzoi sot në mesditë mandatin tek presidenti Papulias, i cili shprehu shpresën se do të kontribuojë për krijimin e një qeverie. Venizelos e informoi presidentin për rezultatet e negociatave të tij, duke vënë në dukje se përpjekjet duhet të përqëndrohen tani të SYRIZA, PASOK, ND dhe DIMAR, të cilët kanë rënë dakort në parim për formimin e qeverisë me një mandat dy-vjeçar, me kusht qëndrimin e Greqisë në euro dhe përmirësim të madh të Memorandumit. Venizelos shtoi se për çështjet e ngritura duhet një angazhim i qartë i SYRIZA-s. Ai konstatoi pamundësinë për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar pas takimit të tij me Tsipras Alexis.

"Unë e shoh pjesëza optimizmi, sepse gjërat janë të vështira. Të hënën mblidhet ECOFIN dhe Eurogroup dhe javën e ardhshme është samiti i BE dhe NATO", tha Papulias. 

Për Këshillin e liderëve politikë diskutuan edhe ish kryeministri Lukas Papadhimos dhe Presidenti i Republikës gjatë takimit të tyre dje. Nuk është e qartë nëse është folur për pozicionin e zotit Papadhimos, pas zhvillimeve të reja. 

Në bazë të Kushtetutës greke, Presidenti pritet të thërrasë të hënën, për konsultime kryetarët e partive. Kushtetuta parashikon që në konsultime të ftohen të gjithë liderët partiakë, të cilët kanë arritur të hyjnë në parlament, duke përfshirë kështu edhe neonazistin Nikolaos Mihaloliakos. 

Presidentit grek Karolos Papulias, i cili luftoi 15 vjet në Luftën e Dytë Botërore kundër nazistëve, do t'i duhet të ulet në tryezë me një nacionalist ekstremist të deklaruar, i cili përshëndet si Hitleri. Juristi i së Drejtës Kushtetuese Jorgos Sotirellis mendon se një skandal i tillë politik të mund të shmanget. "Arsyeja e vetme pse Kushtetuta nuk përmban një formulim konkret për këtë çështje, është që kreut të shtetit t'i lihet liria më e gjerë e mundshme për të vepruar. Ai nuk është i detyruar të ftojë ose të mos ftojë politikanë të caktuar," thotë juristi.

Shanset për suksesin e nismës së presidentit janë të vogla, ndërkohë që mundësia e zhvillimit të zgjedhjet bëhet edhe më e qartë. Dhe duket se në rast të përsëritjes së zgjedhjeve, votuesit do të jenë më të kthjellët për të drejtuar votën e tyre. 

Sipas sondazheve të fundit paszgjedhore, rezulton se në rast të përsëritjes së zgjedhjeve, SYRIZA e Aleksis Cipras del forcë e parë me një shumicë prej 128 vendesh në parlament. Në vend të dytë Demokracia e Re dhe e treta sërish PASOK. 

Ndërkohë paralajmërimet e Brukselit e Berlinit për Greqinë, sa vijnë e ashpërsohen dhe mediat ndërkombëtare bëjnë parashikime gjithmonë e më të errëta.
Lidhje te tjera SYRIZA e Agimi i Artë, dy forcat që tronditën skenën politike greke Greqi, sondazhi: Nëse përsëriten zgjedhjet, SYRIZA del forcë e parë Brukseli e Berlini: Eurozona mund t'ia dalë dhe pa Greqinë BE, Van Rompuy: Drejtuesit grekë më shumë përgjegjësi kombëtare SHBA, shqetësim dhe shpresë për zhvillimet në Greqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›