E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dëmtohen zyrat elektorale të PS-së dhe LSI-së

Dy incidente elektorale janë shënuar gjatë natës në kryeqytet. Persona të panjohur kanë thyer xhamat e zyrës së deputetit të Partisë Socialiste Ilir Gjoni pranë zonës së Xhamllikut ndërsa vetëm pak metra më tej janë thyer edhe xhamat e zyrës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 

Në një prononcim për mediat deputeti i PS-së Ilir Gjoni duke dënuar aktin i bëri thirrje banorëve të zonës të tregojnë qetësi.
 

“Ky akt nuk është shënuar as në zgjedhjet e vitit 2007 dhe as në zgjedhjet e 2009-ës” theksoi Gjoni duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur probleme në këtë zonë.
 

Edhe përfaqësuesi i LSI-së për njësinë bashkiake numër 3 në kryeqytet Muharrem Berisha ka dënuar incidentin e ndodhur në zyrën elektorale të LSI-së duke i bërë apel qytetarëve për qetësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›