E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim në njësinë 2: Do vazhdojmë transformimin e Tiranës

Në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 8 majit kryetari aktual i bashkisë së Tiranës Edi Rama është takuar me banorët e njësisë bashkiake numër 2 si dhe ka inaguruar rrugën “Ali Visha”.
 

Në takimin me banorët Rama i ka kërkuar atyre të votojnë koalicionin “aleanca për të ardhmen” për t`i dhënë mundësi transformimin rrënjësor të kryeqytetit.
 

“Le t`i japim mundësi vetes që të vazhdojë një transformin edhe më rrënjësor duke përfituar nga pavarësia e këshillit bashkiak dhe duke menaxhuar të gjithë taksat e qytetarëve” theksoi Rama

Më tej Rama theksoi se qytetarët duhet t`i përgjigjen me votë më 8 maj këtyre problemeve të mëdha dhe shkatërrimit të indeve të shoqërisë.

"Janë rritur me dy shifra çmimet për ushqimet dhe mjetet e jetesës. Ndjej dhimbjen që ka shkuar deri në palcë", theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›