Tiranë, dhunuan dy policët, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Ngjarja ka ndodhur te lagjia “Misto Mame” ku dy të arrestuarit Arben Frroku dhe Vlash Gjoni përkatësisht 43 dhe 33 vjeç po udhëtonin me automjetin me targa AA 008 BC kur janë ndaluar nga patrulla e policisë për verifikim.
Kërkesës të punonjësve të policisë për verifikim të dokumentacionit të automjetit, dy të arrestuarit i janë përgjigjur duke ushtruar dhunë fizike ndaj dy efektivëve të policisë Korab Jeta dhe Alfred Hasanbelliu.
Menjëherë në vendngjarje në ndihmë të kolegëve të tyre kanë shkuar edhe efektivë të tjerë të policisë të cilët kanë bërë të mundur edhe ndalimin e tyre.