E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO rifillon operacionet e përbashkëta me afganët

Pentagoni njofton se shumica e trupave të drejtuara nga NATO kanë rifilluar operacionet e përbashkëta me forcat afgane, gati dy javë pasi komandantët reduktuan patrullimet me aleatët e tyre në Afganistan.

Reduktimi u bë pas një sulmi të brendshëm, gjatë së cilës anëtarë të forcave të sigurisë afgane qëlluar kundër aleatëve të tyre perëndimorë.

Të paktën 51 ushtarë të huaj kanë humbur jetën këtë vit nga sulme e policëve afganë ndaj forcave të NATO-s.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta tha se ky kërcënim i brendshëm nuk do t`i ndëshojë planet për t`ua dorëzuar sigurinë forcave afgane deri në fund të vitit 2014, duke i hapur rrugën tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s nga Afganistani.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›