Punimet në rrjet, disa zona në Tiranë pa ujë të pijshëm

Disa zona në kryeqytet do të vuajnë sot mungesën e ujit si pasojë e punimeve në rrjet.
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve bëhet me dije se do të ketë kufizime në furnizmim me ujë të pijshëm Rruga e Dibrës dhe Rruga Bardhyl në kryeqytet.
Kjo pasi do të kryehen punime në linjën kryesore të transmetimit në rrugën "5 Maji" si dhe në linjën kryesore për nxjerrjen e rrjetit të vjetër nga puna.