E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, digjet makina e italianit gjatë natës, nuk dihen shkaqet

digjet-makinaTiranë- Një automjet është djegur tërësisht gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-bllokut teksa mësohet se makina është në pronësinë e një shtetasi italian.

Ky shtetas ka bërë denoncimin në polici rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm.

Makina tip benz është djegur plotësisht në pjesën e brendshme të saj.

Teksa nuk dihen ende shkaqet që çuan në djegien e automjetit.

Policia ka nisur hetimet për ngjarje aksidentale apo zjarrvënie të qëllimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›