E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane djegia e flamurit serb Policia Manifestimi i paligjshem

TIRANE- Kane qene 150- 200 te rinjte shqiptare te cilet protestuan mbreme para ambasades serbe ne Tirane ne shenje proteste ndaj djegies se flamurit shqiptar nga ultrasit serbe ne stadiumin e Xhenovas ne Itali te marten ne mbremje. Ne stadium po luhej ndeshja Itali- Serbi e vlefshme per grupin C nje nga me te rendesishmit e dites nisi me nje akt urrejtje ndaj shqiptareve dhe me pas degjeneroi ne nje dhune dhe perleshje te vertete. 24 ore me vone dhjetera te rinj vendosen ti kunderpergjigjen me te njejtin gjest. Djegin flamurin serb para ambasades serbe ne Tirane.

Nje dite pas protestes se shqiptareve e cila u mbikeqyr nga policia per te shmangur incidentet policia shoqeroi dhe mori ne pyetje tre te rinj.

Nepermjet nje njoftimi per shtyp te shperndare sot policia e Tiranes e cuan manifestim te paligjshem protesten te ndodhur te merkuren rreth ores 19.00 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit Bajram Curri dhe ne rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit ne Tirane.

Tre nga te rinjte protestues perkatesisht te moshes 18 23 dhe 25 vjec banues ne Tirane do te hetohen ne gjendje te lire per akuzen Organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme parashikuar nga neni 262 te Kodit Penal.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›