Tiranë, dy aksidente, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Ura e Tabakëve
TIRANE- Në një hark kohor të shkurtër dy aksidente janë regjistruar në rrugët e Tiranës. Bilanci, një i vdekur dhe një i plagosur. Pak minuta më parë njoftohet se një autobus i linjës së Unazës ka përplasur një motorr në afërsi të Stacionit të Trenit. Drejtuesi i motorrit është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet që kanë çuar në aksident.
Më herët një tjetër aksident u regjistruar, me pasojë një të vdekur. Rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur Ura e Tabakëve, një 40- vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Policia nuk identifikoi viktimën si dhe autorin e aksidentit, ndërsa po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit të rëndë.