Meta: Zgjedhjet e 2013-s të mos dëmtojnë statusin

Gjatë fjalës së tij para të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim në bregdetin e Jalës, z. Meta është shprehur se klasa politike nuk duhet të cenojë festën e madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar me një politikë mendjengushte dhe afatshkurtër.
“Ethet e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe llogaritë elektorale të 2013-ës asnjë forcë politike të mos i bëjë në dëm të statusit kandidat për në Bashkimin Evropian që vendi duhet të marrë në vjeshtën e këtij viti, në mënyrë që ta festojmë të gjithë 100-vjetorin e Pavarësisë, jo vetëm me krenarinë për të gjithë ato breza, gjenerata patriotësh të cilët krijuan me aq mund dhe sakrifica shtetin tonë por njëkohësisht edhe për të pasur një vlerësim sado minimal për klasën e sotme politike e cila nuk duhet që të cenojë këtë festë të 100-vjetorit me një politikë mendjengushtë dhe njëkohësisht afatshkurtër e cila më shumë se sa për të rritur dinjitetin e vendit në raport me familjen evropiane, edhe në raport me rolin që Shqipëria luan për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit”, deklaroi Meta.
Lideri i LSI-së u shpreh se është e domosdoshme të gjendet një zgjidhje brenda javëve të para të shtatorit për çështjen e imuniteteve duke konsoliduar kështu mundësitë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. “Ndaj është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje e domosdoshme brenda javëve të para të shtatorit për çështjen e imuniteteve, në mënyrë që të konsolidohet mundësia për marrjen e statusit kandidat sepse përfitimet e Shqipërisë janë të shumta ashtu sikurse çdo vonesë do të jetë e kushtueshme dhe me pasoja afatgjata”, tha ndër të tjerash Meta. /Start/
2012-08-24 10:20