E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dy turistëve gjermanë iu grabiten motorat e shtrenjtë

TIRANË- Dy shtetasve gjermanë iu grabiten motorat në një prej zonave më të njohura të kryeqytetit shqiptar.

Policia bën të ditur se 3 ditë më parë, gjatë natës në rrugën “Myslym Shyri“, përballë me ‘Tirana Backpacker Hostel’, janë vjedhur motorat e markës “BMV“, me targa Gjermane MA-HF85, me ngjyre te bardhe, me numër shasie WB10219088ZT67624, viti prodhimit 2008 dhe targa HDY 783, me ngjyre blu, me numër shasie WB10173AX1ZF64133, viti prodhimit 2008, pronë e shtetasve Gjerman Jonas Stratman, 28 vjeç, lindur ne Lunen Gjermani dhe banues Oftersheim Gjermani dhe Martin Rupert Schicklinski, 29 vjeç, lindur ne Mainz Gjermani dhe banues Wiesloch Gjermani, me kombësi dhe shtetësi gjermane.

Të dy gjermanët kanë bërë kallëzim në polici. Vlera e motorëve kap shifrën e rreth 15 mijë eurove. Ndërkohë që shtetasit gjermanë janë në pritje të një përgjigje nga ana e strukturave të policisë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.b/s.koka/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›