E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia merr sheshin "Taksim" nën kontroll, pas 8 orë përleshje

TURQI- Përleshje midis policisë dhe protestuesve turq ka pasur gjatë gjithë natës së kaluar në Sheshin "Taksim" të Stambollit. Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës, ujin me presion dhe plumbat e gomës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Këta të fundit janë përgjigjur me molotov dhe fishekzjarre.

Sipas raportimeve të ndryshme flitet edhe për të plagosur, ndonëse ky numër nuk është bërë i ditur. Mbrëmja e djeshme është përshkruar si nata më e keqe e dhunës që prej shpërthimit të protestave antiqeveritare, më 31 maj.

Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka thënë se policia do të vazhdojë operacionet për të pastruar sheshin nga protestuesit. Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Recep Rayyip Erdogan ka thënë se “nuk ka më tolerancë” për demonstratat kundër qeverisë së tij me rrënjë islamike.

Ndërkohë, kreu i ekzekutivit ka pranuar qe te takoje sot disa prej protestuesve por sipas CNN nuk është ende e qartë nëse kjo do të ndodhe. Demonstratat antiqeveritare kanë nisur gati dy javë më parë, pasi policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në Sheshin "Taksim" të Stambollit.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›