Tirane, e shtyp betonierja, vdes 40-vjecari

Nje 40-vjecar ende i paidentifikuar ka humbur jeten paraditen e sotme pasi eshte goditur e me pas shtypur nga nje betoniere ne rrugen kryesore te Kamzes.
40-vjecari ishte duke udhetuar me motociklete dhe gjate hyrjes ne rruge kryesore eshte goditur nga automjeti i tonazhit te larte. Per shkak te aksidentit, viktima ka humbur jeten ne menyre te menjehershme per shkak te demtimeve shume te medha qe ka marre kryesisht ne koke.
Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise, te cilat kane shoqeruar drejtuesin e automjetit per ta marre ne pyetje. Ndersa viktima eshte derguar per ne morgun e Tiranes. Policia nderkohe eshte duke vazhduar hetimet per te zbardhur shkaqet e ketij aksidenti tragjik.