E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohen para Kuvendit anëtarët e rinj të KQZ-së

Pas leximit të tekstit të betimit nga Kryetarja e Kuvendit, Topalli, te shtate anëtarët e rinj të KQZ-së u betuan në një ceremoni publike para Kuvendit, ashtu sikurse parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë 

TIRANË- Të shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, (KQZ) bënë sot betimin para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas leximit të tekstit të betimit nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anëtarët e rinj të KQZ-së u betuan në një ceremoni publike para Kuvendit të Shqipërisë, ashtu sikurse parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi miratoi në seancën plenare të ditës së hënë përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas propozimeve të bëra nga partitë politike.
Kuvendi miratoi tre kandidaturat e propozuara nga PD, Arben Ristani (ish anëtar i KQZ-së), në postin e kryetarit të KQZ-së, dhe anëtarët Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefnit.
Kuvendi miratoi edhe dy kandidaturat e propozuara nga PS, Dëshira Subashi, aktualisht anëtare e KQZ-së dhe Artan Laze.
Në të njëjtën kohë, deputetët miratuan edhe propozimin e PSD-së për kandidaturën e Pandeli Varfit, si dhe kandidaturën e Klement Zgurit, propozuar nga PR.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›