Tirane e zhurmshme, nje dite para Kurbanit Sonila Isaku
Kryeqyteti, gjate dites se djeshme, ka qene i zhurmshem, me trafik dhe i tejmbushur me njerez, te cilet i shihje duarplot. Nderkohe qe edhe tregjet, supermarketet, por edhe tregtaret ambulante, duket se kane pasur ditet me te mira te punes. Besimtaret myslimane kane nisur pergatitjet per festimin e Kurban Bajramit. Ne tregun e gjese se gjalle, kjo e shtune ka qene me e zhurmshme se te tjerat, me shitje te kafsheve qe do te flijohen. "Nje pjese e klienteve te mi, me kane kerkuar qe t'u mbaj disa qengja, nderkohe qe disa te tjere i kam therur, pasi jo te gjithe i kane mundesite ekonomike t'i blejne",- pohon Durim Hyka, nje prej tregtareve te mishit te Tirane. Por, mish nuk mund te gjesh vetem ne pikat e shitjes se tyre, por edhe ne krah te rrugeve dhe ne trotuare, ku banore te fshatrave perreth Tiranes kane zgjedhur te therin bagetite dhe t'i tregtojne ato ne kushte aspak normale. Mishi i futur vetem ne nje qese dhe i vendosur mbi kutite e kartonit, tregtohet ne afersi te tregut industrial prane zones se Qytetit te Nxenesve. Nga ana tjeter, edhe tregtaret e fruta-perimeve pohojne se gjate dites se shtune, ka pasur nje numer te larte shitjesh ne krahasim me ditet apo, edhe fundjavat e tjera. "Kemi pasur me shume pune. Numri i klienteve ka qene me i madh, por sasia qe blejne nuk i kalojne nje kilogram apo dy. Vite e vite me pare, per keto festa ne nuk na mbetej asnje gje ne tavolina, kurse tani nuk arrijme t'i shesim te gjitha",- pohon nje prej tregtareve prane tregut te shkolles "Vasil Shanto". Sipas tij, qytetaret lakmojne me shume mishin, duke qene se eshte edhe nje nga "kushtet" e kesaj feste. Por, besimtaret duhet te tregohen te kujdesshem ne perzgjedhjen e tyre, per te respektuar rregullat e kuranit. "Kafsha e kurbanit duhet te jete e majme dhe jo ne moshe te vogel. Delja duhet te jete te pakten 6-muajsh, dhia te kete mbushur vitin, ndersa lopa duhet te kete plotesuar 2 vjet. Gjithashtu, kurbani nuk duhet te jete i semure apo me brire dhe bisht te prere",- nenvizon Mehmeti. Sipas tij, keto jane rregulla te cilat dihen nga gjithkush. Por, tashme, eshte bere tradite edhe berja e kurbanit te shpendeve, pasi ato kushtojne edhe me pak. Edhe pse mund te blihet me pare, e rendesishme eshte qe kafsha te theret pas Namazit te Bajramit, pasi ne te kundert nuk eshte i vlefshem. Sipas Ku'ranit, Kurban Bajrami eshte nje perkujtim i sakrifices se Profetit Ibrahim, qe pranoi te flijonte edhe djalin e vetem per Zotin, por qe Zoti ia zevendesoi me nje dash.
Mbi 2.5 milione myslimane marrin pjese ne Haxh
Festa e Kurban Bajramit ka mbledhur me shume se 2.5 milione pelegrine myslimane, te cilet po marrin pjese ne ritualet vjetore ne Haxh, nga te cilet 300 jane shtetas shqiptare. Haxhi eshte rituali me i lashte dhe i shenjte i fese islame. Pelegrinazhi perqendrohet ne qytetin e shenjte te Mekes, vendlindja e Profetit Muhamed. Princi saudit i Kurores, Najef bin Abdel Aziz, tha se nje numer rekord prej 1.8 milione pelegrine te huaj qe perfaqesojne 183 kombesi, kishin mberritur dje ne mbreteri. Te huajt do te bashkohen me qindra mijera myslimane saudite qe parin pjese ne ritual. Shume pelegrine vizitojne xhamite e shenjta ne Meke dhe ne Medine, ku eshte varrosur Profeti Muhamed mbi 1 mije e 400 vjet me pare.
Topi uron besimtaret myslimane
Presidenti i Republikes, Bamir Topi uroi te gjithe besimtaret myslimane me rastin e Festes se Kurban Bajramit. Sipas tij, kjo eshte nje feste e meshires, faljes, mirekuptimit, vellazerimit dhe paqes. "Kjo feste i bekon te gjithe besimtaret shqiptare me me shume dashuri dhe respekt per njeri-tjetrin, me me shume deshire dhe perkushtim per te shfaqur vlerat e miresise dhe te solidaritetit njerezor, si dhe per te kryer vepra te dobishme ne sherbim te vendit dhe te ardhmes se tij. Le te sherbeje kjo dite e shenjte e kalendarit islamik, si nje mundesi reflektimi te thelle per te gjithe ne, per te rishikuar e vleresuar harmonine dhe tolerancen fetare, si vleren me te arrire te shoqerise shqiptare",- ka pohuar Topi. Nderkohe qe gjate dites se sotme, pritet te kete vizita nga te tjere politikane, si te mazhorances ashtu edhe te opozites, ne seline e Komunitetit Mysliman Shqiptar.