E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Myslimanët do kenë xhaminë e munguar

TIRANË- Në ditën e festës, gjithë besimtarët myslimanë të kryeqytetit kanë marrë garancinë nga kreu i bashkisë, Lulzim Basha se shumë shpejt ata do të kenë xhaminë e munguar.

Pas vizitës së zhvilluar në mesditë në Komunitetin Mysliman dhe pasi ka ndarë me kreun e saj urimet e rastit për këtë ditë të shënuar, Basha ka dhënë siguri se premti për xhaminë do të bëhet shumë shpejt realitet.

Shumë shpejt mblidhet këshilli për përcaktimin e planit dhe komisioni për xhaminë. Do të nisë shumë shpejt  puna e madhe dhe e mirë për ti dhënë komunitettit xhaminë e munguar prej kohësh- tha Basha, duke uruar gjithë besimtarët për këtë ditë feste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›