Statusi, Jensen: Mundësitë janë, duhet besim
GJIROKASTER- Klasa politike vendase, duhet të bashkëpunojë thellësisht, për të përmbushur kriteret e vendosura nga BE, me qëllim përfitimin e statusit të vendit kandidat. Të 12 kriteret që ende nuk janë plotësuar, nuk mund të them se janë të paarritshme për vendin tuaj por problemi qëndron, në klimën e besimit që duhet të mbizotërojë në subjektet politike shqiptare për të bashkëpunuar dhe rrjedhimisht dhe plotësimi i tyre nuk do të vonojë. Ka qenë ky opinioni i ambasadorit të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Carsten Ankjaer Jensen, gjatë një vizite që zhvilloi sot në Gjirokastër.
Për ambasadorin danez, marrja e statusit, është e mundshme në këtë periudhë pasi do të jetë më bukur me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Jensen u shpreh se, do të ishte një dhuratë mjaft e bukur për të gjithë shqiptarët.
Ambasadori danez ka zhvilluar disa takime dhe ka marrë pjesë në disa aktivitete, ndërsa ka vlerësuar Shqipërinë si një vend të mrekullueshëm, dhe Gjirokastrën si një perlë të vërtetë, ndaj kërkoj që vlerat e saj të mos cënohen por të ruhen akoma dhe më tepër.
Piro Nase