E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekzekutimi i Dervishithetohen hasmëritë dhe flirtet

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ 50 vjeçari u ekzekutua në hyrje të pallatit VIDEO/ Edmond Dervishi u vra me 8 plumba TIRANE-  Ekzekutimi mafioz i 50-vjeçarit Edmond Dervishi, mbrëmjen  e djeshme (14 korrik) në hyrje të pallatit ku banonte, pranë gjimnazit ”Partizani”, e ka çuar policinë e Tiranës, të hetojë në tri pista.

Ekspertë të prokurorisë dhe policisë, sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, po hetojnë të kaluarën dhe aktivitetin e vetë viktimës.

Burime nga grupi i ekspertëve pohuan, se që nga momenti i vrasjes janë shoqëruar 19 persona, 16 prej të cilëve janë pyetur e liruar, ndërsa janë ende në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ish-bashkëshortja e tij, si dhe dy shokë të viktimës, me të cilët ai ishte kthyer nga plazhi ditën e djeshme, (e dielë).
 
PISTA E PARE: HAKMARRJA
Në lidhje me pistat, policia po heton mundësinë e një hakmarrje, pasi shumë vite më parë, i është vravë vëllai, Gentian Dervishi. Ky i fundit njihej si mik i Franc Konomit, kundërshtari i një tjetër ish të forti, Gaz Muça.

PISTA E DYTE E HETIMIT:VEPRIMTARIA KRIMINALE E VIKTIMES
Gjithësesi, kjo është njëra nga pistat, ndërsa dy të tjerat janë, aktiviteti i vetë Edmond Dervishit, i cili sipas të njëjtave burime, ishte pjesë e grupeve të trafikut të drogës në kryeqytet.

PISTA E TRETE: FLIRTET
Pista e tretë ka të bëjë me çështje flirtesh. Burimet policore pohuan për A1 Report, se pas divorcit nga gruaja, ai flirtonte me shumë femra, ndërsa kohët e fundit bashkëjetonte me një vajzë. Policia e ka pistë të fortë këtë variant, edhe për faktin, se Edmond Dervishi u qëllua me disa plumba edhe në organet gjenitale.

VRASJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 21.55 minuta të së dielës në rrugën “Thanas Ziko”, pranë gjimnazit “Partizani”. Edmond Dervishaj u qëllua 8 herë, (mendohet me armë tip pistoletë) sapo ka vënë këmbët në shkallët e pallatit ku jetonte. Policia njoftoi, se në atentatin me armë kanë qenë 3 persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e tij.

Njëri prej tyre ka qëndruar në makinën tip Mercedes, ngjyrë e zeza dhe pa targa, ndërsa dy tjerët e kanë ndjekur dhe sapo është futur në hyrje të pallatit, e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa vetë janë larguar me makinë, të favorizuar dhe nga errësira.

Edmond Dervishaj, muajt e fundit kishte punuar dhe në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, i punësuar si magazinier, vetëm për 3 muaj, sa të mbaronin zgjedhjet parlamentare. Dyshohen se autorët janë vrasës me pagesë.

(Foto: Hyrja e pallatit ku u vra Edmond Dervishi, ne mes, viktima, djathtas pallati nga jashtë në momentin e vrasjes)

Lajmi fillimisht u publikua rreth orës 22:16 të 14 korrikut dhe u përditësua në vazhdim, 09:40 të 15 korrikut.

Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›