Provimi i shtetit, sot nis gara për mësuesit
Mësuesit e rinj duke filluar nga dita e sotme do japin provimin e shtetit duke u testuar për dijet e tyre. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shpallur datat zyrtare të provimit, të cilat nisin më 15 dhe përfundojnë më 26 korrik. Ky provim u jep të drejtën këtyre kandidatëve që të ushtrojnë profesionin e mësuesit në profilin që ata kanë mbaruar studimet. Sipas përgjegjësit të provimit të shtetit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve Niko Terezi, këtij testimi pritet t’i nënshtrohen mbi 600, të cilët janë regjistruar. Risi për këtë sezon është shtimi i tre profileve të reja, mësuesit e gjuhës gjermane, greke si dhe mësues të arsimit fillor. Për këta të fundit Terezi sqaron se veç praktikës ata duhet që patjetër të kenë të mbrojtur një master shkencor. Ndërkohë që për kategoritë e tjera të mësuesve është master profesional.
Profilet&Datat
Specialisti i Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), Niko Terezi, thotë se këtë sezon janë shtuar edhe tre profile të tjera si gjuha gjermane dhe ajo greke, krahas mësuesve të fillores. “Janë regjistruar 600 kandidatë, të cilët do të japin provimin nga datat 15-26 korrik”,-ka sqaruar Terezi. Provimi i shtetit starton me mësuesit e gjuhës shqipe, më 15 korrik. Ndërsa më 16 dhe 17 korrik do t’i nënshtrohen provimit të shtetit mësuesit e Historisë dhe Gjeografisë. Më 18 korrik do të jenë tri orare të ndryshme për mësuesit e Matematikës dhe Fizikës, ndërsa më 19 korrik do të zhvillohet provimi për mësuesit e Informatikës në orarin e paradites dhe grupi i dytë do jetë për mësuesit e Matematik-Informatikës. Dy ditë janë përcaktuar për testimin e mësuesve të gjuhëve të huaja, Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Greqisht. Pas tyre, më 24 korrik do ti nënshtrohen testimit mësuesit e Biologjisë e të Kimisë dhe më 25 ata të Edukimit Fizik, Shkencave Sociale dhe Arsimit Fillor. Sezoni i provimeve të shtetit për këtë kategori do të mbyllet më 26 korrik me Artet Figurative dhe Muzikë. Provimi i shtetit për mësuesit është i përbërë nga dy pjesë: Pjesa pedagogjike, që do të zërë rreth 40 për qind të pyetjeve, dhe pjesa profesionale, që do të zërë 60 për qind të pyetjeve. Programi i provimit të shtetit për pjesën pedagogjike është një program orientues, që do të bazohet në kompetencat kryesore që duhet të zotërojë një kandidat për mësues në formimin e tij të përgjithshëm, ndërsa pjesa tjetër do të jetë vetëm për përgatitjen profesionale që mësuesi ka në lëndën përkatëse ku ai është specializuar gjatë studimeve të shkollës së lartë. Në sesionin e kaluar pjesë e garës u bënë 200 mësues të 20 profileve të ndryshme. Këtë vit nuk mund të japin provimin e shtetit ata mësues të arsimit fillor që nuk kanë një master shkencor, kjo sepse me urdhër të ministrit të Arsimit për këtë kategori është vendosur kusht që për të hyrë në provimin e shtetit veç praktikës profesionale duhet të kenë mbaruar studimet edhe në master shkencor, në një kohë që për mësuesit e profileve të tjera kërkohet master profesional.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)