E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekzekutohet me 6 plumba pronari i një autoshkolle

policia-sirenaaaNjë person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën Hoxha Tasim në Tiranë.

Mësohet se viktima është shtetasi Luigj Dukagjini, 45 vjeç, pronari i një autoshkolle. Sipas policisë, ai është qëlluar me 6 plumba sapo ka dalë nga banesa e tij.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorët e krimit./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›