E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi ne dere te shtepise 49-vjecarin arrestohet

Durres I plagosuri ende ne rrezik per jeten

Pranga nje 35-vjecari per ngjarjen e ndodhur pasditen e se enjtes ne Shenavlash te Durresit. Konflikti per motive banale me te birin e te plagosurit e ka cuar 35-vjecarin drejt nje krimi te rende kunder personit nderkohe qe i plagosuri nje 49-vjecar vazhdon te jete ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin rajonal te Durresit. Sherbimet e policise se qytetit bregdetar kane arritur te kapin autorin e dyshuar te plagosjes se rende qe ndodhi dy dite me pare ne fshatin Shenavlash te Durresit ku mbeti i plagosur rende shtetasi Gjovalin Ndoj. Drejtoria e Policise se Qarkut njoftoi zyrtarisht ndalimin e 35-vjecarit Martin Haxhija i njohur edhe me emrin Zef Haxhija i cili eshte nga Laci dhe banon ne lagjen 18 te qytetit bregdetar. Nje konflikt per motive te dobeta mes te dyshuarit dhe djalit 19- vjecar te te demtuarit ka bere qe Haxhija ta ndjeke nga pas te riun deri ne shtepine e tij ne fshatin Shenavlash. Ne mbrojtje te djalit ka dale i ati Gjovalin Ndoj 49 vjec qe eshte plagosur prej tij me nje pistolete model 54. Ngjarja ndodhi ne Lagjen e Mirditoreve. Kapja e Haxhise eshte bere ne oret e para te mengjesit te se premtes rreth ores 03.00 dhe ndaj tij jane ngritur akuzat e vrasjes me dashje te mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje. Nderkaq i demtuari vazhdon te jete i shtruar ne spitalin e Durresit ne gjendje tejet kritike per jeten. I ndaluari nuk ka qene i denuar me pare. Ai dyshohet se rreth ores 14.30 te se enjtes ne Shenavlash te Durresit eshte konfliktuar per motive te dobeta me shtetasin Z.Ndoj 19 vjec banues ne po kete fshat. 19-vjecari pas konfliktit eshte larguar per ne banese dhe nga hetimet e para rezulton se pas konfliktit shtetasi Haxhija e ka ndjekur nga pas te riun duke i shkuar ne banese. Ne kohen kur ka dale babai i Z.Ndoj shtetasi Gjovalin Ndoi 49 vjec e ka qelluar disa here me nje pistolete model 54 kete te fundit dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›