E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ne pranga per prostitucion

Korce

Nje operacion policor ka vene ne pranga dy femra per ushtrim dhe shfrytezim prostitucioni. Operacioni i koduar Kolor i sektorit te trafiqeve eshte finalizuar ne oret e mengjesit te djeshem me arrestimin e nje 45-vjecareje e cila shfrytezonte lokalin e saj per te siguruar kliente per nje 26-vjecare. Policia e Korces ka bere te ditur se jane arrestuar Tefta Brisku 45 vjece dhe Rovena Zavalani 26 vjece. Kjo e fundit e maskuar si kameriere ne lokal shkonte me kliente kundrejt shumave qe varionin nga 3000 deri ne 5000 leke. Pas informacioneve qe dispononte sektori i trafiqeve strukturat policore jane vene ne ndjekje te dy femrave qe dyshoheshin per prostitucion ne ambientet e lokalit ne nje lagje ne qender te Korces. Ato jane kapur ne kushtet e flagrances ne momentin kur kane marre para nga nje klient.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›