E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH do te rishikoje koeficientet per Maturen Shteterore

Ministria e Arsimit pritet te beje ndryshime koeficientesh per Maturen Shteterore te ketij viti. Kete e ben te ditur Drejtori i per arsimin parauniversitar ne Ministrine e Arsimit, Fatmir Vejsiu. Ndryshimet do te behen vetem per disa shkolla te cilat kane bete ankese per shkak te koeficienteve te ulet te parashikuara per ta nga fakultete te ndryshme. Sipas Vejsiut Ministria do t’i marre ne shqyrtim ankesat e shkollave te mesme, sic jane gjuhen e huaja, apo liceu artistik dhe do te vereje nese ka vend per ndryshim koeficientesh. Por sipas Vejsiut do te jete Komisioni i Arsimit te Larte dhe Shkences qe do te vendose per ndryshimin e koeficienteve. Por Vejsiu ben te ditur se vete Ministria e Arsimit kur ka miratuar listen e koeficienteve e ka lene te hapur mundesine per korrigjime te tyre. “Sigurisht qe do te kete ndryshim koeficientesh, sepse jane vene re disa nonsense. Per shembull shkolla liceu artistik e ka koeficientin 1.1, ndersa gjimnazi e ka 1.4, ky eshte nje gabim qe ka kaluar dhe sigurisht qe do te trajtohet. Ne i kemi lene te hapura mundesite per ndryshim. Ne kemi thene qe do te marrim ne konsiderate shqetesimet qe do te kene shkollat. Nese ankesat qendrojne do te kete ndryshime dhe rregullime, nese ankesat nuk qendrojne atehere nuk do te kete ndryshim”, eshte shprehur Vejsiu. Pritet qe ministri i Arsimit te jape urdher per mbledhjen e Komisionit per Arsimin e larte dhe Shkences qe do te shqyrtoje ankesat e shkollave te mesme. Nje nder shkollat e mesme qe i eshte drejtuar ministrise se Arsimit duke kerkuar ndryshim koeficienti eshte shkolla e Gjuheve te Huaja. Sipas drejtorit te kesaj shkolle, Prele Vata, fakultete te tilla si Juridiku, Shkencat Sociale, por dhe Ekonomiku kane vendosur koeficient te ulet per shkollen e gjuheve te huaja nderkohe qe nuk ka pasur ndryshim te programeve mesimore. “Nje problem ka koeficienti i shkolles, sepse ne disa dege ku ne normalisht duhet te kemi koeficientin e gjimnazin behet fjale per shkencat sociale e juridikun, ne na eshte dhene nje koeficient me te ulet se vitin e kaluar, nderkohe qe ne kemi po te njejten kurrikul mesimore me gjimnazin. Jane lende qe ne i bejme ne shkolle si sociologji, filozofi, psikologji etj. Ne kemi kerkuar prane Drejtorise Arsimore dhe Ministrise se Arsimit qe te shikohet mundesia qe te behen keto ndryshime sepse eshte e padrejte”, eshte shprehur per gazeten drejtori i shkolles Prele Vata. Ai tregon se vitin e kaluar nxenesit e shkolles se gjuheve te huaja ne Fakultetin e Drejtesise e kishin koeficientin 1.4, por sipas Vates, cuditerisht kete vit ky koeficient ka zbritur ne 1.3.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›