Pengmarrja në burgun grek Rizai: Do iki ose do më vrasin
Të tjera rreth shkrimit Shqiptari i akuzuar për vrasje që tmerroi Greqinë PRECEDENTET/ Arratisjet e bujshme të shqiptarit me helikopter
GREQI - Pas rreth 15 orësh terrori në burgun e Malandrions në Greqi, Alket Rizai, shqiptari i arratisur dy herë në mënyrë spektakolare nga burgjet greke, dhe që aktualisht mban peng katër gardianë të burgut dhe dy të burgosur, ka kontaktuar me telefon me të dashurën e tij greke dhe i deklaron se gjithçka do të marrë fund shumë shpejt. "Ose do të më lënë të iki, ose do të më vrasin, rrugë tjetër nuk ka".
Që prej orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunës (me orën greke) ai mban peng 4 gardianë të burgut, me kërkesën e lirimit nga burgu dhe dy të burgosur të tjetë, por nuk është konfirmuar nëse janë pengje apo po e ndihmojnë Rizain.
Çastet që po luhen orët e fundit në burgun e Malandrinos janë tepër dramatike. Tashmë nuk ka asgjë se çfarë të humbasë dhe është i vendosur për gjithçka. Ky qëndrim i Alket Rizait, shqiptarit të dënuar me burgim të përjetshëm në burgun grek të Malandrinos, duket se ka bindur 6 personat që ai mban peng që prej orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunës (me orën greke), të cilët janë katër gardianë dhe dy të burgosur.
Rizai, i cili ka qenë në epiqendër të mediave greke për shkak të arratisjeve të tij të bujshme me helikopter, kërkon që të mundësohet lirimi i tij nga burgu dhe për këtë kërkon një makinë në dispozicion të tij. I mbështjellë me 500 gram lëndë eksplozive të tipit C4, shqiptari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe jashtë kontrollit, sidomos pas përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e policisë, gjatë një tentative të pasuksesshme për të ndërhyrë për lirimin e pengjeve.
Sipas dëshmive, Alket Rizai paraqet pamjen e një njeriu, i cili “tashmë nuk ka asgjë se çfarë të humbasë dhe është i vendosur për gjithçka”. Ky qëndrim i tij duket se i ka bindur edhe pengjet, të cilët janë katër gardianë (siç u tha fillimisht dhe më pas u përgënjeshtrua në dy) dhe dy të burgosur, të cilët ende nuk dihet se çfarë roli luajnë, janë pengje apo bashkëpunëtorë. Pengjet u bëjnë thirrje autoriteteve që të plotësojnë kërkesat e Rizait dhe t’i japin menjëherë një automjet që të largohet, pasi jeta e tyre varet në fije të perit dhe që të mos ketë përfundim të përgjakshëm e gjithë kjo histori.
Ndërkohë gjatë gjithë natës kanë vazhduar tentativat për lirimin e pengjeve, por pa asnjë rezultat, pasi gjendja psikike e Alket Rizait është e tillë që është pothuajse i pamundur komunikimi me të pa iu plotësuar kërkesat.
E DASHURA GREKE, NEGOCIATA PER LIRIMIN E PENGJEVE
Rol në bisedimet për lirimin e pengjeve ka marrë përsipër edhe e dashura e tij greke, Aspasia Mitrushia (Shula), por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Ndërkohë edhe avokati i Rizait, Sakis Kehajaoglu, i cili komunikoi me Rizain gjatë orëve të natës deklaron se klienti i tij është në një gjendje psikike shumë të trazuar dhe është i vendosur. Sipas avokatit ai është i veshur me lëndë eksplozive dhe kërkon makinë që të largohet. Edhe në këtë rast rol të rëndësishëm duket se luan e dashura e tij, Shula, e cila, ashtu si edhe avokati i tij i bëjnë thirrje që të dorëzohet dhe t’i japë fund kësaj historie, në mënyrë që të mos derdhet gjak i pafajshëm.
NEGOCIATA GJATE GJITHE NATES, RIZAI S’LESHON PE
Agjencitë greke të lajmeve deri pasmesnate njoftonin, se mes policisë dhe pengmarrësit shqiptar, vazhdonin negociatat, por Rizai dukej i vendosur të mos “lëshonte pe”, derisa t’i krijohej mundësia e largimit nga burgu. Madje, mediat greke njoftonin gjithashtu, se situata ishte mjaft e rrezikshme, sepse dyshohet se ai është dhe nën ndikimin e substancave narkotike. Po ashtu, është bërë e ditur, se në përkrahje të tij, gjë që e bën situatën dhe më të vështirë, është edhe se një grup shqiptarësh, po të armatosur, janë në mbështetje të tij.
HISTORI PASIONI, NE 2003 VRAU NJE GREK
Do të ishte një histori pasioni ajo që do të bënte bumin e parë në shtetin helen. Në vitin 2003 Alket Rizai vrau një shtetas grek me dyshimin se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse Oksana. Në fakt geku kishte vërtet një lidhje me një femër ruse, por emri i saj ishte Roksana. Vetëm mbi dyshimet e ngritura, shqiptari Alket Rizai vrau shtetasin grek.
RIZAI: DO TENTOJ TE ARRATISEM GJITHMONE
Në shtypin shqiptar në Greqi në gazetën Tribuna, Alket Rizai ka deklaruar se do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’u arratisur nga burgu grekë. Ai ka deklaruar bindshëm se nuk do të pranojë të qëndrojë asnjëherë në burgjet greke. Ajo që ka rënë gjithmonë në sy të mediave greke e shqiptare, është fakti që Rizai ka thënë se edhe pasi të arratiset nuk do të largohet nga Greqia.
Megjithatë, Rizai i ka marrë të gjitha fajet përsipër, duke mos treguar asnjë fakt që mund të komprometonte askënd tjetër, as të dashurën e tij greke, Shula.
Shula ka qenë e arrestuar si bashkëpunëtore e shqiptarit me burgim të përjetshëm, pasi e ka ndihmuar të dashurin e saj të arratisej me helikopter. Lirimi i saj nga drejtësia greke është bërë pasi Rizai k marrë përsipër të gjithë autorësinë e veprimeve të tij.
KUSH ESHTE ALKET RIZAI
Alket Rizai, është rreth 38 vjeç, nga Ballshi, i biri i Donikës dhe i Ramizit. Prej vitesh në Greqi, Rizai vuante dënimin për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana.
ARRATISJA I
Mesditën e datës 4 qershor 2006, një helikopter ulet mbi burgun e Koridalosit në Greqi. Personat që gjenden në të hapin zjarr mbi gardianët, duke i çorientuar, ndërkohë që Rizai e Paleokostas ngjiten në mjetin fluturues e largohen pa asnjë shqetësim.
ARRATISJA II
Shqiptari nga Ballshi dhe miku i tij grek u arratisën sërish në të njëjtën mënyrë. Me ndihhmën e një helikopteri, ata u larguan nga burgu i sigurisë së lartë në Gramatiko. Alket Rizai u prangos sërish më 16 nëntor 2009,
AKUZAT
Alket Rizai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe për pjesmarrje në bandë të armatosur. Pas dy arratisjeve, gjykata ia shtoi dënimin edhe me 26 vjet të tjera burgim për largimet nga qelitë e dy burgjeve, nga ku u arratis në mënyrë spektakolare.
*Lajmi u publikua fillimisht në orën 23:00 të datës 16 mars dhe u përditësua më 07:35 të datës 17 mars
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)