E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet pa jetë në rrugë një i moshuar

Tiranë- Një person i paidentifikuar është gjetur pa jetë në Tiranë, nga kalimtarë të rastit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se viktima është mashkull i moshës rreth 60-vjeç.

Ende nuk ka detaje rreth shkaqeve të vdekjes, por të dhënat e para hetimore flasin për një vdekje natyrale të personit. “Viktima e seksit mashkull me moshë rreth 60-vjeç u gjend në rrugën "Abdyl Frashëri", prapa Librit Universitar në Tiranë”- thanë burimet policore, duke kërkuar bashkëpunimin e opinionit publik për identifikimin e tij.

Një grup ekspertësh shkuan në vendin e ngjarjes dhe nisën këqyrjen e vendit ku u gjet mahskulli i pajetë. “Mendohet se viktima mund të jetë endacak dhe vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale”- thanë të njëjtat burime.

Aktualisht ai i është përcjellë morgut për procedurat e nevojshme dhe ekspertizën mjeko-ligjore, që do të përcaktojnë saktësisht shkaqet e vdekjes. Nderkohë që materialet e çëeshtjes i kaluan per hetime të hollësishme prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›