Berisha: Zgjedhjet e 2009-së do të bëhen në Qershor
Kryeministri Sali Berisha është shprehur sot në konferencën e shtypit të mbajtur para gazetarëve se zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 do të bëhen në Qershor dhe nuk do të ketë asnjë shtyrje afati. Sipas tij çdo gjë është gati dhe të gjithë zgjedhësit do të mund të pajisen me certifikata biometrike.
“Letërnjoftimet dhe pasaportat elektronike do të mbarojnë para afatit dhe për këtë jam shumë optimist, pasi kontrata përcakton detyrimin e kompanisë për ti prodhuar para zgjedhjeve. Problemi mbetet tek ata të cilët nuk votojnë dhe këtë do diskutoj edhe me opozitën. Mendoj që ata të pajisen më vonë më karta ndërkohë që ata që do absolutisht do ta kenë në xhep ditën e votimit. Kompania ka kapacitete të jashtëzakonshme dhe mendoj se nuk do të ketë asnjë pengesë për prodhimin e tyre”- tha Berisha