E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthen Berisha: Nafta i bën TEC-et, të shtrenjtë

TEC-i i Vlorës i cili ka filluar të ndërtohet pas shumë debatesh e kontestimesh do të ketë një kosto shumë të lartë të energjisë elektrike. Këtë e ka deklaruar edhe vetë kryeministri, Sali Berisha në një konferencë për shtyp të mbajtur sot pas mbylljes së 7 mujorit, ku edhe prezantoi arritjet e qeverisë. Sipas tij vendi është furnizuar me energji për 24 orë përvec rasteve kur ka pasur riparime për shkak të remonteve që bëhen në rrjet gjatë muajve të verës. Ndërkohë situata mbetet problematike në dimër kur importi i energjisë është i vështirë për shkak të kufizimeve që ekzistojnë në linjat e interkonjeksionit. Sa i përket zgjidhjeve, Berisha u shpreh se: “Unë e kam deklaruar se ne do importojmë energji pavarësisht nga çmimi, por importet kanë kufizime në ballkan. Po përpiqemi të përshpejtojmë punimet në TEC-in e Vlorës, dhe ndërtimin e linjës me Malin e Zi. Cilën do preferoje para? Unë do preferoja linjën e interkonjeksionit pasi nafta ka kapur çmime shumë të larta dhe energjia që do të dalë nga TEC-i mesa duket do të jetë e lartë”- tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›