Tiranë, kolegët dëshmojnë për vrasjen e kryekomisar Tahirajt
Të tjera rreth shkrimit Hetimi për vrasësin e komisarit Adem Tahiraj
TIRANE - Sot, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua një seancë gjyqësore në ngarkim të Ilir Xhakjes, të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit të policisë Adem Tahiraj. Seanca nisi me pyetjen e dëshmitarëve, pjesa më e madhe, kolegë të kryekomisarit.
Një nga dëshmitarët e pyetur sot është Eleni Ndoka, e cila u plagos në derën e shtëpisë. Ajo deklaroi se nuk I mbante mend fytyrat e personave që ka parë atë natë madje, nuk kujton shumë detaje.
Dëshmitari i dytë ka qënë Dilaver Osmani, Shefi i krimeve në atë kohë. Ai tha se atë ditë ka takuar Hoxhën dhe Gosturanin, të veshur civilë dhe që dukeshin të tronditur. "Ditën kur ndodhi vrasja, policia kishte përgatitur një operacion për kapjen e personave me precedent penalë", - tha ai.- "Unë urdhërova dërgimin e Hoxhës dhe Gosturanit në Drejtorinë e Policisë".
Dëshmitari i tretë ka qënë Arben Basha, Shef i sallës në Policinë e Qarkut të Durrësit. Ai tha se "ngjarjen e njoftoi shefi i Rendit të Shijakut, Besnik Domi. Ai tha në radio është vrarë Adem Tahiraj".
Dëshmitari i katërt, inspektori i zonës Haxhi Shehu tha se "Gosturani dhe Hoxha nuk jepnin shpjegim për ngjarjen".
Komisari Adem Tahiraj u vra në 13 dhjetor 2012, gjatë një kontrolli të automjeteve për armëmbajtje në Sukth të Durrësit.
Lajmi vijon...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)