E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjeniu i Vogel 5” Rikthehen ne gare, tre nga femijet e eliminuar Yllka Selita

Nata e kater e spektaklit “Gjeniu i vogel”, ishte nje surprize shume e madhe per te gjithe dhe sigurisht e mbushur me emocione te medha. Ndryshe nga tre netet e para, produksioni kishte menduar qe t’u jepte nje tjeter mundesi femijeve, te cilet nga duelet e bera me pare, ishin skualifikuar. U ringjiten ne naten e kater te ketij super-spektakli, 8 femije, te cilet pretendonin qe te riktheheshin ne gare, per te qene pretendente per te fituar titullin “Gjeniu i vogel”. Ishin pikerisht keta femije qe u bene protagonistet e se henes ne teatrin e televizionit Klan. Me vokalet dhe interpretimet e mrekullueshme “live”, ata kete here nuk sfiduan njeri–tjetrin ne perballjet dyshe te percaktuara nga shorti, por paten mundesi qe te shprehin edhe nje here talentin e tyre, duke qene se ju dha nje tjeter mundesi nga produksioni i “Gjeniut te vogel”, megjithese te tete femijet bene nje performance me te mire se ne netet ku kishin konkurruar me pare, vetem tre prej tyre arriten qe te rihyrin ne konkurrim. Tre finalistet e rinj jane Xheni, Redina dhe Hygerti.

Gara

Femijet, ashtu si edhe ne tre netet e tjera krijuan atmosferen e vecante te nje konkurrimi te vertete profesionistesh te vegjel. E vecanta e kesaj mbremje ishte se, talentet e vegjel sollen permes zerave te tyre nje repertor me kenget dhe pjeset me te njohura nga muzika boterore dhe ajo kombetare. Dy nga sfidat e javes se kaluar kishin mbetur mbeten pezull, pasi dy nga konkurrentet e vegjel, nuk ishin ne gjendje qe te konkurronin. Ato erdhen ne gare kete jave dhe te kater femijet, arriten qe te kualifikohen per ne javet e tjera.

E ftuar speciale

Nje pjese e menduar me shume kujdes eshte momenti i spektaklit, ku per te ulur disi tensionin e konkurrimit, produksioni sjell ne skene nje nga konkurrentet e “Gjeniut te vogel”, nder vite. Kete te hene ishte e ftuar kengetarja Laura Nezha, e cila ka qene pjesemarrese ne edicionin e pare te “Gjeniut te vogel”. Laura interpretoi kengen e fundit te saj, me te cilen u prezantua edhe ne festivalin “Kenga magjike” vitin e kaluar. Ajo qe u theksua edhe nga prezantuesja e spektaklit Rudina Magjistari, gjate prezantimit te Laures, eshte fakti se ajo nuk ka qene fituese e “Gjeniut”, por pjesemarrja ne kete talent-show e ka ndihmuar ne karrieren e saj artistike. Qe te henen qe vjen do te nisin netet finale, ku do te kemi me shume mundesi qe te njohim konkurrentet e kualifikuar, per te vijuar me tej me garen per cmimin e madh, drejtpersedrejti ne televizionin Klan dhe Klan HD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›