E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, goditet një bazë falsifikimidokumentash për azil në Francë

TIRANE- Policia e Tiranës me anë të operacionit të koduar “Azili i Rremë”, ka arritur të godasë një bazë për falsifikimin e dokumenatave për azil në Francë. Pas hetimeve të bëra, blutë e kryeqytetit kanë arresuat shtetasin Ergys Tafani, 34 vjeç, dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Gjatë kontrollit, Tafanit iu bllokuan 10 vërtetime gjakmarrjeje të falsifikuara për shtetas shqiptarë, të cilët bënin kërkesë për azil në Francë.
 
Vërtetimet false plotësoheshin kundrejt një shume prej 20 mijë lekësh.
 
Të rinjtë akuzohen për dërgimin e njerëzve në Francë me dokumente false që provonin para autoriteteve gjakmarrjen.
 
Rrjeti i Tafanit i shoqëronte personat deri në Itali, në kufirin me Francën. Operacioni i Antikrimit Financiar të Tiranës në bazë të informacioneve operative ka arrestuar 34-vjeçarin, Ergys Tafani, ndërsa po punohet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›