Samiti i Partive Popullore, Berisha niset për në Bruksel
TIRANË-Kryeministri Berisha u nis sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të mbahet në Kështjellën Bouchout, në Meise të Belgjikës.
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së.
Gjithashtu në samit marrin pjesë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian, Jose Manuel Barosso dhe ai i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.
Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE, Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha dhe Presidenti i PPE, Martens, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Partia Popullore Evropiane aktualisht ka 14 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian, Presidenti i Belgjikës, Yves Letermen, të Frances, Nicolas Sarkozy, kryeministrja e Gjermanisë, Angela Merkel, atë të Luksemburgut, Jean-Claude Junceker, të Suedisë, Fredrik Reinfeldt, i Hungarisë, Viktor Orban, i Polonisë, Donald Tusk, i Italisë, Silvio Berlusconi, i Lituanisë, Valdis Dombrovskis, i Rumanisë, Emil Boc, i Bullgarisë, Boyko Borisov, ai i Lituanisë, Andrius Kubilius dhe kryeministri i Sllovakisë, Iveta Radicova.
(d.b/BalkanWeb)