E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, mbytet në lumë 68-vjecarja e zhdukur prej 3 ditësh

SARANDË- Një 68-vjecare nga Saranda që rezultonte e humbur prej 3 ditësh është gjetur ditën e sotme e mbytur në ujrat e lumit Bistrisë. Familjarët e Patra Zafirit, gruas së mbytur nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e të afërmes së tyre, duke denoncuar kështu zhdukjen e saj në polici.

Polumbarë të ardhur nga Tirana, pas kërkimeve në lumin Bistricë, kanë gjetur trupin e pajetë të gruas së mbytur, në zonoën e Mesopotamit, sipas burimeve të policisë së Sarandës.
Nuk dihet nëse gruaja ka rënë aksidentalisht në lum, apo është vetëmbytur. Priten të dhënat e ekspertizës mjeko-ligjore.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›