E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabisin supermaketin, largohen me 3 milionë lekë

TIRANË- Grabiten tre milionë lekë në arkën e një supermarketi pranë Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur dy persona me maska dhe armë kanë hyrë në supermarket dhe kanë marrë me dhunë e nën kërcënimin e armëve të gjitha paratë që ndodheshin në arkën e supermarketit.

Pasi kanë marrë paratë, tre grabitesit mësohet se janë larguar me një motorr. Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet ndërkohë që deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi apo kapja e autorëve.

Ndërkaq mësohet se policia ka marrë kamerat e brendshme të supermarketiti për verifikim, ndonëse autorët kanë qënë të maskuar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›