E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabisin të pamaskuar 30 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit

policia-LezheDy persona, ende të paidentifikuar, kanë grabitur rreth 30 milion lekë të vjetra në banesën e biznesmenit të disa furrave të bukës në Tiranë, Baçi Yzeiri. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona pranë shkollës Vasil Shanto.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se dy persona të pamaskuar kanë shkuar në shtëpinë e Yzeirit gjatë kohës që në shtëpi kanë qenë vetëm fëmijët.

Njëri prej tyre ka mbajtur në dorë një dosje për të mos rënë në sy nga banorët, ndërsa personi tjetër kishte një çantë sportive, brenda së cilës ka pasur armën e zjarrit.

Djali i madh i shtëpisë, 14 vjeç, ka hapur derën dhe grabitësit e kanë shtyrë me forcë brenda duke i drejtuar armën atij së bashku me të motrën 12 vjeçare.

Nën kërcënimin e armës djali ka treguar se ku prindërit mbanin paratë, dhe pasi autorët kanë marrë shumën e gjetur, janë larguar.

Kam përshtypjen që më kanë ndjekur këmba-këmbës. Ata kanë pasur  njohje rreth biznesit tim, duke u dhënë mundësi që të krijojnë plane për grabitjen e banesës. Edhe mbrëmjen e së hënës ata kanë survejuar lëvizjen time. Kam përshtypjen se e kanë ditur që në banesë nuk kam qenë as unë, as bashkëshortja ime. Fëmijët më janë terrorizuar kur kanë parë një gjë të tillë. Gjithsesi nuk dua ta zmadhoj më shumë këtë, pasi kam ia kam lënë në dorë  policisë gjetjen e autorëve, ka pohuar Yzeiri për gazetën Shqip./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›