E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e kambistit të vrarë: Skam lekë për 2 jetimët, shteti akoma ska zbuluar autorin

policia-durresQë prej katër muajsh jetojmë si të ngujuar. Pas vrasjes së bashkëshortit tim, kemi frikë të dalim nga shtëpia pasi erret. Vrasësit janë ende të lirë. Policia nuk bëri asgjë për identifikimin dhe kapjen e tyre. Ndërkohë që mua dhe fëmijët e mi na mban me bukë kunati.

Kështu është shprehur Lindita Kotarja, bashkëshortja e kambistit Fatmir Kotarja, i cili u grabit dhe u ekzekutua më 27 janar të këtij viti në afërsi të banesës së tij në sektorin Iliria të plazhit të Durrësit.

46-vjeçari me origjinë nga Kukësi, baba i dy fëmijëve minorenë, u sulmua dhe u qëllua për vdekje me automatik brenda në makinën e tij nga dy persona të maskuar.

Më 27 maj bëhen 4 muaj nga vrasja e bashkëshortit tim, Fatmirit. Ne të gjithë jemi të shokuar nga ajo që ndodhi, jemi ende të frikësuar. Ata që vranë Fatmirin nuk janë kapur ende. Im shoq punonte dhe mbante me bukë gjithë familjen. Tani fëmijët kanë kërkesa, por nuk ua përmbush dot. Kemi frikë, djali dhe vajza sapo erret futen brenda në shtëpi. Po jetojmë si të ngujuar, tregon Lindita.

Ajo shprehet se ato janë të papunë dhe i mban kunati me bukë.

Kur punon kunati, vëllai i bashkëshortit tim, Haxhiu, na sjell dhe neve lekë për bukë. Me se të jetojmë?! Atë ditë që vranë burrin i vodhën edhe 25 milionë lekë. Më përpara hajdutët u vodhën 50 milionë lekë. Tani jemi trokë. Vajza mbaron klasën e 9-të dhe do të shkojë në mbrëmje të Maturës, por nuk mundem dot t’i blej një fustan. Djali do të shkojë në punë, se hapen punë tani në plazh, por kam frikë ta lë të shkojë, pohon Lindita për GSH-në.

Ajo apelon që: Shteti dhe organet kompetente të gjejnë autorët; të paktën fëmijët duan të dinë kush ua vrau babain. Pasi kështu, pa u gjetur autorët, plagët nuk mbyllen kurrë. Herën e parë kur u grabitën 50 milionë lekë, burri dhe vëllai i tij u rrahën për vdekje nga autorët e krimit. Policia i arrestoi dhe i lëshoi prapë. U bënë gjyqe dhe ata janë të lirë. Tani për herë të dytë, nuk ka asnjë autor të dyshuar. Si të mos ngujohemi, si të mos jemi të frikësuar?!./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›